Një 35 vjeçare nga Tirana, E.X, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia. Ajo ka drejtuar mjetin e saj në gjendje të dehur dhe është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh.I.
Pasi e ka ndaluar policia, 35 vjeçarja ka reaguar keq ndaj efektivit të policisë dhe e ka goditur.
“U bë arrestimi i E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës”, ka njoftuar policia.
Burimi “Abc News”