E dashura ruse e Don Xhon shtrihet në spital, pëson një aksident të rëndë

Ariana Lirey tashmë është bërë personazh shumë i njohur i showbizit shqiptar për shkak të romancës me reperin Don Xhon.

E tashmë modelja ruse duket se është rikthyer sërish në krahët e tij.

Dyshja u shfaqën duke u puthur në videoklipin më të ri të artistit duke bërë bujë me paraqitjen e tyre së bashku, mirëpo duket se atë e ka ‘’kapur syri i keq’’.

Përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se ka lënduar këmbën dhe ndodhet e shtrirë në spital.

Nga fotoja dhe këmba e tëra në allçi shohim se nuk bëhet fjalë për diçka të vogël dhe se lëndimi është serioz.