Einxhel Shkira ka bërë paraqitjen e saj të parë televizive që kur u bë nënë.
Moderatorja e njohur dhe partneri i saj Dj Dagz ishin në një paraqitje në “Zemër Luana” pak ditë më parë.
Krahas argëtimit dhe kënaqësisë që solli Einxhel me natyrën e saj pa komplekse, nuk munguan fatkeqësisht komentet negative për peshën e saj pas lindjes.
Mirëpo lidhur me këto komente, Einxhel ka vendosur t’u përgjigjet në mënyrën më të bukur. Si fillim ajo bëri një krahasim paralel me Adriana Limën, e cila pas lindjes me disa kilogramë më shumë ishte paraqitur në pasarelë por nuk ishte gjykuar.
“Po ti je Adriana Lima o motër të falet se je super modele. Ke bërë palestër gjithë jetën ke mbajtur linjat. Kurse mua s’më falet se Shqipëria ka standarde. Thuaj që shyqyr nuk je modele këtu se do të kishin lënë pa bukë”.
Tutje Einxhel ka dhënë mesazhe të bukura për të gjitha nënat e reja që kalojnë në këtë fazë dhe ndryshime pas sjelljes në jetë të fëmijës.