Efi Dhedhes u largua nga “Big Brother VIP” dy ditë më parë pasi u dërgua në nominim “kokë më kokë” me Kiarën dhe Luizin.
Ishte Dea Mishel ajo që shfrytëzoi “dhuratën e artë” të produksionit për të nxjerrë në nominim grupin LEK.
Mirëpo, pavarësisht se Efi doli nga gara për të fituar çmimin prej 100 mijë eurove, ajo fitoi diçka me vlerë më të madhe: Dashurinë e publikut!
Madje, ajo pati dhe një rritje masive ndjekësish në instagram. Ajo hyri me 159 mijë ndjekës, dhe doli me plot 416 mijë të tillë.
Por duket se e mira për Efin nuk mbaron këtu.
Së fundmi, burime për “Kryefjala” kanë bërë të ditur se moderimit të Bora Zemanit në “Përputhen” po i vjen fundi, dhe vendin e saj pritet t’a zërë Efi Dhedhes.
Efi bie në sy për diksionin e saj por dhe për përballjet e zjarrta që mund të krijojë në show.
Kujtojmë se Efi ka qenë gjithashtu konkurrente e programit të dashurisë vitin e kaluar. /Lokimagazine.com