Ledri Vula është një nga artistët më të suksesshëm të estradës.
Reperi është surprizuar në koncertin e tij kur një fanse meksikane i dinte të gjitha tekstet e këngëve të tij në gjuhën shqipe.
Ky detaj ka rrëmbyer vëmendjen e reperit i cili nuk ngurroi t’i afrohej fanses për të biseduar.
Marlen ka treguar se i dashuri i saj është shqiptar dhe se ka mësuar shqip prej tij.
Kjo nuk është hera e parë që reperi flirton me fanset në koncert duke krijuar situata gazmore.
Videja është bërë virale, ku fansat janë surprizuar nga shqipja e fanses meksikane.