Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit ka qenë më e komentuara në “Big Brother VIP Albania”.
Ndërkohë që shumë prej ndjekësve të programit menduan se ata do jenë çifti i parë pas deklaratave dhe gjesteve romantike, e kundërta ndodhi. Dyshja vendosi që të jenë veç shokë.
Mirëpo, përtej asaj që deklaruan gjatë spektaklit të martën, skenat e xhelozisë nuk kanë munguar.
Ngacmimet e bëra paraditen e sotme gjatë provës javore mes Sarës dhe Granitit duket se nuk kanë kaluar pa u vënë ré nga Fifi. Këngëtarja nuk ngurroi të tregonte hapur xhelozinë e saj ndaj ish-futbollistit.
“Shokë jemi por nëse ke diçka e ke vetëm me mua”,- i tha Fifi-Granitit. Më pas ajo i tregon Monikës se Graniti ka bërë me Sarën stilin e tyre të përshëndetjes. Teksa i tregonte aktores, Fifi e quan Sarën “pilifincë” teksa situata është shoqëruar me të qeshura dhe nota humori.