E akuzuan se është xheloze për raportin Keisi-Kristi, reagon Olta Gixhari

Një nga raportet e krijuara ditët e fundit në shtëpinë e “BBV”, pikërisht ai mes Keisit dhe Kristit po komentohet masivisht edhe nga banorët e tjerë.

Nga shumë, Olta është akuzuar se ndjehet xheloze ndaj këtij raporti. Madje, në një video të publikuar nga profili zyrtar i BBV ku shihet Kristi me Keisin mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit, kamera fokusoi një moment Oltën e cila po shihte “me bishtin e syrit” dyshen.

Lidhur me këto akuza të banorëve, ka reaguar pak më parë Olta.

“Këto janë budallalluqe, idiotësira. Kërkojnë të bëjnë imazhin tim pis. Unë jam e martuar, kam fëmijë, e dashuruar, e lumtur. Unë e di që thonë bëhet xheloze në miqësi, por nuk jam bërë, thjesht unë jam tërhequr totalisht”, tha aktorja.