Dyshoni që shoqja juaj pëlqen të dashurin tënd? Ja si ta kuptoni menjëherë

Ka shumë histori që dëshmohet se shoqet i marrin njëra-tjetrës të dashurin ose bashkëshortin dhe në fakt është një gjë që ndodh kudo.

Po a ka qenë vërtet shoqja juaj nëse u merr burrin?! Këtë nuk dimë ta themi me siguri, por më poshtë keni disa mënyra se si mund ta kuptoni që shoqja juaj ka një ‘crush’ mbi të dashurin tënd.

1-Bëhet nervoze kur ju shikon të lumtur

Nëse e shikoni sikur xhelozon për lumturinë tuaj, bëni kujdes. Ajo po ndjen diçka për të dashurin tuaj, po kërkon lumturinë tuaj për vete.

2-Ju pyet për intimitetin tuaj

E dimë se mes shoqesh flitet hapur në lidhje me jetën intime, por nëse këto biseda shtohen, diçka nuk shkon. Pse duhet t’iu pyesë kaq shumë? Dyshoni!

3-Kritikon gjithçka që ka lidhje me të dashurin tuaj

Ajo po përpiqet të nxjerrë anën negative të gjërave që ai bën dhe nëse e bën shpesh këtë gjë dëshiron që ju të debatoni me të dashurin tuaj. “Shoqja” juaj po përcjell vetëm negativitet.

4-Merr pa pushim në telefon

Telefonatat mes shoqesh janë normale por nëse ju telefonon ose shkruan vazhdimisht edhe në ditët që ju i keni thënë se jeni të zënë diçka nuk shkon.

Ajo dëshiron të jetë në dijeni të vazhdueshme me aktivitetet tuaja në çift dhe të bëhet pjesë e tyre.