Dyshohet se ka vrare te dashurin e saj 27 vjecar, arrestohet modelja e famshme

Policia në Miami ka pranuar një thirrje për një rast të dhunës në familje. Kur arritën në vendin e ngjarjes, ata gjetën një burrë 27-vjeçar me një plagë të dukshme me thikë.

Personi i plagosur u dërgua me urgjencë në spital ku më pas u shpall i vdekur.

Policia konstatoi se Christian Obumseli dhe e dashura e tij janë përfshirë në konflikt fizik.

Burimet e TMZ bëjnë të ditur se femra e përfshirë në konflikt dhe që dyshohet se ka goditur për vdekje me thikë të dashurin e saj është Courtney Taylor.

Ajo është modele e njohur në Instagram dhe ka mbi 2 milionë ndjekës