Dani Alves, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe i Brazilit, është arrestuar në Katalonjë, sepse dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua në një klub nate në Barcelonë.
Mbi mbrojtësin 39-vjeçar është ngritur akuza në 30 dhjetor të 2022-shit dhe sot në mëngjes, u mor në rajonin e Barcelonës, për t’u mbajtur në paraburgim.
Ish-futbollisti i ka mohuar kategorikisht akuzat. Ai pranoi se ka qenë në ambientet e klubit, por nuk e njihte gruan që e kishte akuzuar.
Gruaja në fjalë pretendon se Alves e kishte prekur atë poshtë mbathjeve, pa dëshirën e saj.