Elhaida dhe Lediani u përfolën pak ditë më parë në rrjet për një krisje të mundshme mes tyre, konkretisht në ditën e të dashuruarve.
Shkak për këto aludime ishte fakti se dyshja nuk postuan asnjë foto me njëri tjetrin për Shën Valentin, ndërsa Elhaida tregoi me anë të një postimi në InstaStory se ishte në shoqëri të një mikeshe të saj.
Mirëpo, ditën e sotme këto aludime janë hedhur poshtë!
Burime për “IconStyle” kanë siguruar një foto të çiftit pak më parë, teksa shihen në shoqërinë e njëri tjetrit në Tiranë.
Kujtojmë se dyshja u njohën gjatë programit të kërcimit “Dancing with the stars” e tashmë po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të tij.