Moderatorja Aulona Musta është një ndër figurat më të njohura dhe të dashura për publikun shqiptar.
Ajo ka qënë e ftuar në emsionin “Goca dhe Gra”, ku mes të tjerash ka folur edhe për marrëdhënien që ka me bashkëshortin.
Aulona njihet për fizikun e saj të tonifikuar dhe rrugëtimin e fitness-it të cilin e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram.
Pyetur nëse bashkëshorti i saj bëhet xheloz për fotot me bikini që ajo poston, moderatorja është shprehur se kjo ka ndodhur vetëm vitet e para të lidhjes.
“Ne e kemi kaluar këtë pjesë! Dy vitet e para të lidhjes ka qenë një tmerr. Tre katër vitet e para kanë qenë okay pastaj u bëmë rehat. Është shumë normale që kur je në fillim të marrëdhënies të duhet pak kohë, patjetër që do të kesh probleme. Edhe kur shoh fotot e mia në Facebook para 12 vitesh kam foto me minifund, me dekolte të hapur dhe skam pasur asnjë problem. Ai e kupton që është pjesë e punës time”- u shpreh ajo.