Gjatë intervistës për programin e mëngjesit, Wake Up, regjisori Eduart Grishaj foli edhe për hyrjet e reja në “Big Brother VIP”.
I pyetur nga moderatorët nëse këngëtari Butrint Imeri do të bëhej pjesë e shtëpisë, Eduarti u përgjigj se dy banorë shumë të fortë dhe interesant janë gati, mirëpo preferoi të mos tregonte nëse një prej tyre do të jetë Butrinti.
Regjisori shtoi se do të ketë shumë hyrje të reja në vazhdim, përpos dy personazheve që pritet të hyjnë së shpejti.
Nga ana tjetër, reperi po vazhdon të ngacmojë ndjekësit me postimet e tij.
Pasi nuk u shfaq puntatën e së martës, atëherë kur të gjithë e prisnin, këngëtari bëri një tjetër postim, ku shkroi:
“Ju premtova, shihemi të shtunën! Befasia që e keni pritur për një kohë të gjatë“.