Aktorja e humorit, Delinda Disha është sërish në pritje të ëmbël të jo një, por dy bebushave! Lajmin e konfirmoi vetë aktorja përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.
Në foton familjare të postuar, Delinda shfaqej me të barkun e rrumbullakosur e rrethur nga bashkëshorti dhe djali i saj i madh, 5-vjeç.
https://www.instagram.com/p/CazWrazsYvO/?utm_source=ig_embed&ig_rid=460edd4c-16c1-406b-9e05-5b63404a9ccc
Aktorja e “Klanifornias” e zbuloi përmes një komenti se është në pritje të binjakëve, pasi dikush e pyet në lidhje me bebushin.
“Po, dy binjakë!”- përgjigjet ajo, duke konfirmuar kështu se së shpejti do të bëhet nënë e tre fëmijëve.