Dukej se gjërat po shkonin për mrekulli, ish-konkurrenti i njohur ndahet papritur nga e dashura!

Nuk arriti të “përputhet” me asnjë nga vajzat në program por menjëherë pas daljes, Rinian Leka kishte konfirmuar lidhjen e dashurisë me avokaten shqiptare në Spanjë, Anisa Berlikun.

Lidhja e nisur prej një viti duket se shkonte për mrekulli, bazuar dhe në postimet dhe deklaratat e Rinianit edhe në paraqitjet televizive.

Por krejt papritur mësohet se çifti i ka dhënë fund lidhjes.

Si konfirmim për këtë vjen edhe heqja e fotografive të përbashkëta në rrjete sociale si dhe mos ndjekja e njëri-tjetrit.

Kujtojmë se edhe më parë është përfolur për një krisje mes çiftit por kësaj radhe gjërat duken më serioze.