Duhet të shihni vajzën e rritur të Angelina Jolie dhe Brad Pitt, si kërcimtare hiphop-i!

Shiloh-Jolie Pitt, vajza 16-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, është paraqitur si kërcimtare në një video për këngën e fundit të Doja Cat, “Vegas”.

Videoja me koreografi të Hamilton Evans, tregon disa treshe kërcimtarësh të rinj, mes tyre edhe Shiloh Jolie-Pitt.

Një burim tha për US Weekly se Angelina dhe Brad janë “shumë krenarë” për suksesin e fundit të vajzës së tyre si balerinë.

“Ata nuk do të kishin asnjë problem nëse ajo dëshiron të bëhet profesioniste, por nuk po e shtyjnë për më shumë në asnjë mënyrë.”

Shihni videon më poshtë (Jolie-Pitt hyn në minutën 2:31)

Burimi: /Glamour, Anabel