Duhet të shihni tatuazhet e J.Lo dhe Ben Affleck për ditën e Shën Valentinit

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë tatuazhe të reja, dedikuar njëri-tjetrit, pikërisht për Shën Valentinin.

J.Lo ndau foto të tatuazhit të saj, të cilin e ka në brinjë. Tatuazhi i saj përkon me simbolin e infinitit dhe emrat “Jennifer” dhe “Ben”.

Ndërsa aktori, ka dy shigjeta dhe nistoret “J” dhe “B”.

Përpos tatuazheve, në albumin e postuar kishte edhe disa foto me momente argëtuese të çiftit dhe për çudinë e të gjithëve, Ben shihet i buzëqeshur!

Përmes këtij postimi, ajo uroi Ben për Shën Valentinin dhe ja, kështu shuhen zërat për probleme në çift.