“Dua të të kem përjetë”- Stresi nuk i ndal dedikimet romantike ndaj Gresës

Një darkë romantike e me plot finesë, e zbukuruar me trëndafila të kuq që simbolizojnë dashurinë, u bë gati enkas për dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova – Stresin dhe Gresën.

Dyshja mbrëmjen e sotme e shijuan darkën në dhomën e sekreteve, të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë, e ku do ta kenë mundësinë t’i shprehin njëri-tjetrit çdo gjë.

Gjatë darkës Gresa u shfaq shumë e emocionuar kur pa ambientin romantik.

Stresi u kujdes që bisedën e këndshme mes dyve ta kompletonte edhe me një këngë dedikuar Gresës.

https://www.instagram.com/reel/CmKWOiRohXE/?igshid=YmMyMTA2M2Y=