Në puntatën e sotme të “Për’puthen Prime” Erioni është deklaruar për Mikelën duke ndërprerë kështu takimet me Rrushen.
Ai bëri një takim me Rrushen duke i thënë se pavarësisht lidhjes që kanë pasur 5 vite më parë, nuk ka mundësi që njohja e tyre të vijojë pasi ndjenjat duhet të ngelin aty ku janë. Ai i kërkoi që të vijonin miqësinë.
Ajo që unë nuk kam dashur kurrë ne jetë është që të bëjë një person tjetër keq. Gjithmonë jam menduar që të jem Erioni i vërtetë. Por që ngadalë duhe t’i mendojmë këto gjëra më gjerësisht. Neve na shkon muhabeti mirë. Këto janë gjëra të vërteta. Një person duhet të marrë një farë vendimi ose rruge. Kat ë bëjë pak edhe pjesa që ti ke hyrë më vonë. Nuk e di çfarë do kishte ndodhë. Ne kemi kaluar shumë mirë, kemi pasur një kimi shumë të mirë. Por sipas meje, mendoj që janë ndjesi që janë rikujtime të 5 viteve më parë. Është më shumë ajo se çfarë do të ishte. Kjo bisedë nuk ka të bëjë me zgjedhjen time për Mikelën. Ato ndjesi që i kemi t’i lëmë atje ku ishin. Domethënë para pesë vjetëve. Qejfi im është që në vazhdim ne të kemi një marrëdhënie shoqërore.”- u shpreh Erioni.
Pas bisedës me Rrushen, Erioni dha deklaratën për Mikelën në mënyrën më të bukur. Studioja u mbush me petale teksa Mikela dhe Erioni kërcenin me njëri-tjetrin. Të dy konkurrentët e mbyllën momentin me një puthje.
Fjalët e Erionit për konkurrenten ishin:
“Ka qenë një rrugëtim shumë i bukur. Që ditën e parë deri në muajin e pestë ka qenë shumë interesant. Ky është vendimi im. Je një vajzë shumë e guximshme dhe me karakterë të fortë. Unë e di që jam më se i lumtur. Është një vendim që ka kohë që e kam marrë, por nuk e dija sa i sigurt isha. Tani kam arritur në një pikë që unë këtu dua të njoh vetëm ty.”
Rikujtojmë se Mikela u deklarua e para për Erionin. Ata ende nuk kanë dalë si çift, por kanë shprehur se në program do të jenë vetëm për njëri-tjetrin.