Ish boksieri i njohur, Andrew Tate vazhdon të tërheqë shumë vëmendje pas arrestimit të tij në Rumani.
Së fundmi, në rrjet është bërë virale një video në të cilën Tate deklaron pak kohë më parë se është “i dashuruar” me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.
Ai tha se dëshironte të kishte me të një djalë gjysmë-shqiptar të fortë.
Megjithatë, Andrew dyshoi se këngëtarja mund të ishte feministe, ndaj e hodhi poshtë këtë ide.
“Kam parë një video të Dua Lipës shumë kohë më parë. Ajo ndodhej në Shqipëri duke bërë një valle tradicionale shqiptare. Mendoj se ajo do të mund të më jepte djem të fortë gjysm-shqiptarë, ndoshta do të zgjidhja atë.
Por unë mendoj se ajo është një feministe ose një budallaqe. Pra, nëse do të flisja me të për më shumë se dy minuta, do të largohesha me siguri”-tha ai.