Ylli i muzikës botërore Dua Lipa është rikthyer përsëri për pushime në Shqipëri brenda dy javësh.
Pasi u largua për disa ditë për pushime me të dashurin e saj Romain Gavras në Greqi, ajo ka zgjedhur sërish të vijë në jug të vendit tonë, por këtë herë bashkë me njeriun e saj të zemrës.
Ata po shijojnë motin e mirë me diell, detin e mrekullueshëm dhe peizazhet fantastike të natyrës shqiptare në jug të vendit.
Kështu e tregojnë edhe fotot e publikuara në InstaStory nga Dua. Ata ndodhen në Kep Merli. Dua gjithashtu shoqërohet edhe nga familjarët e saj.
Ardhjet e saj në vend janë bërë super të shpeshta, teksa Dua shijon rezidencën e saj dhe me atë rast, i bën një promovim goxha të mirë nëpër botë edhe Shqipërisë.
Kujtojmë që në gusht 2021 Dua Lipa vizitoi Shqipërinë me të dashurin e asaj kohe Anwar Hadid, me të cilin ishte në një lidhje prej dy vitesh.