Disa njerëz thjesht e meritojnë 100% togfjalëshin “yll i lindur” dhe emri i parë që na vjen në mendje kur themi këtë, është Dua Lipa.
Pak minuta më parë, Dua përmes një postimi në Instagram u kthye shumë pas në kohë, kur ende s’ishte shndërruar në fenomen, por ishte vajza më e vogël dhe më e bukur e klasës së saj.
“Në një nga netët e shfaqjes time në Londër. Shoqja ime e ngushtë e shkollës fillore më solli këtë album fotografik të mbushur me shkrepje që nëna e saj i ka bërë kur ishim fare të vogla. Unë kam qenë gjithmonë më e vogla nga gjithë moshatarët e mi.”- shkruan Lipa dhe ju do të doni t’i ktheheni sërish e sërish fotove për të parë Duan e vogël.
I njëjti shikim, të njëjtat tipare dhe po i njëjti shkëlqim që parashikon yllin që është sot!
Komentuesit duken po aq të entusiazmuar sa vetë Dua, por dy nga llojet më tipike të komenteve ishin: 1- “Nuk ka ndryshuar fare” dhe 2- “Si ka mundësi që ishe më e vogla kur sot je kaq e gjatë?!”
Përgjigjen e kësaj të fundit me siguri nuk e di as Dua, por çfarë nuk ka nevojë për fjalë dhe pyetje është shkëlqimi prej artisteje në sytë e Duas së vogël që jo rastësisht sot shijon majat e suksesit.