Në intervistën e njohur të Vogue, “73 questions”, Dua Lipa rrëfeu shumë nga jeta e saj dhe nuk la pa përmendur as origjinën në disa momente të videos.
Këngëtarja shqiptare theksoi se gjuha e saj e parë është gjuha shqipe dhe më pas ajo angleze, prandaj në shtëpinë e saj flitet shpesh shqip.
E pyetur se cila është shprehja shqip që thuhet më shpesh në shtëpi, Dua dha një përgjigje gazmore që në fakt përdoret shumë në çdo familje shqiptare.
“Ç’ka ka me hongër”, -tha Dua duke qeshur.
Ajo shtoi se mamaja e saj gatuan shumë gjëra të mira, sepse është një kuzhiniere e shkëlqyer.
“Ajo gatuan gjëra shumë të mira tradicionale shqiptare. Kështu që unë i kërkoj shpesh ato gatime, sidomos pas një turneu të gjatë”, -përfundoi Dua.
Ajo tregoi gjithashtu se nga e ëma kishte marrë anën përkujdesëse dhe protektive ndaj njerëzve, ndërsa nga i ati të qenit shumë punëtore dhe kurioze.