Dorina Mema, Will Smith-i shqiptar! Gjuan me shpullë Olti Currin (Video)

Momenti kur Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock pasi ky i fundit bëri shaka me Jada Pinkett Smith tashmë është bërë virale.

Arsyeja për këtë ishte një shaka e Chris Rock për modelin e flokëve të Jada Pinkett e cila vuan nga alopecia një çrregullim autoimun.

Olti Curri ditën e sotme ka vendosur, ta sjellë me humor këtë moment viral të “Oscar 2022”.

Ai publikoi një video me Dorina Memën në Instagramin e tij.

Olti ‘ankohet’ se fitnesi e ka mërzitur duke i thënë lëviz, bëj fizkulturë, ha shëndetshëm e gjëra të tilla si këto dhe një nga këto persona është edhe Dorina Mema.

Në atë moment Mema e godet me një shuplakë Oltin dhe largohet e mërzitur.

https://www.instagram.com/reel/Cbr3JawAOMl/?utm_medium=copy_link