Adriana Matoshi në një dalje për mediat ka zbuluar arsyen e vërtetë të ndarjes nga futbollisti afrikan, Keith Groeneveld.
E pyetur nga moderatorja, Adriana shprehu se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje e të kishte fëmijë.
“Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dasht me pas edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qënë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet me ec përpara, me u fokusu në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo me qenë unë prioriteti në jetën e tij”- deklaroi Adriana.
Kujtojme qe, ne mars te ketij viti ka qenë vet afrikano-belgu ai i cili në një prononcim për mediat, ka konfirmuar lajmin e ndarjes nga Adriana
“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjesn sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë”, tha ai.
Po pavarësisht ndarjes së rrugëve, Keith shtoi se ruan respekt të ndërsjellë për Adrianën, duke theksuar se shqiptarët e Kosovës duhet të jenë krenarë që përfaqësohen nga një grua si ajo në ulësen e Kuvendit të Kosovës.
“Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë”, ka thënë ish-futbollisti.