Ekspertët e marrëdhënieve romantike të gjithë njëzëri thonë se sekreti për një lidhje të gjatë dhe të shëndetshme është komunikimi i sinqertë mes partnerëve dhe të qënit i hapur. Ajo që ndoshta s’dini, është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i kryer në 2021-shin. Pas një eksperimenti të kryer në Angli, u vu re se kishte një lidhje mes ushqimeve që një çift porosiste në takimin e tyre të parë dhe jetëgjatësisë së marrëdhënies.
Bazuar në këtë studim, në vijim do të gjeni një listë me llojet e kuzhinave të cilat është mirë të mos eksperimentoni në takimin e parë me partnerin potencial.
1.Ushqim i shpejtë që gjendet nëpër bar-e
43% e atyre që kishin bërë këtë porosi në takim të parë, përfunduan në divorc. Jetëgjatësia mesatare e lidhjes ishte 7 vjet.
2. Sushi
Edhe sushit qenkan “ters” në takim të parë. 47% e atyre që morën pjesë në eksperiment dhe zgjodhën këtë opsion, thanë u kishte zgjatur martesa mesatarisht 3 vite.
3. Bufetë
Shmangini nëse s’doni të qëndroni vetëm 1 vit të lidhur.
4. Mishrat “e rëndë”
Jetëgjatësia mesatare e martesës, 4 vite.
5. Thuaj jo nëse të fton në një restorant indian
67% e pjesëmarrësve në studim që kishin ngrënë në takimin e tyre të parë ushqim indian, përfunduan të ndarë brenda vitit. Bëjini vetë llogaritë, por kujtoni që është thjesht një eksperiment, prandaj mos e merrni seriozisht.
Në fund të ditës, mund të hani çfarë t’ju hahet, por një këshillë: Studimi, arriti gjithashtu në përfundimin se kuzhina italiane, franceze dhe ajo mesdhetare janë porositë më “të sigurta” që mund të bëni në një takim të parë.
Gjithsesi kujtoni se më i rëndësishëm se ushqimi është të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe nëse jeni duke ngrënë këtë pjatën e preferuar shqiptare.
Burimi: /Bright Side, Anabel