Ditë më parë një debat i ashpër është ndezur mes aktores Arjola Demiri dhe moderatorit Donald Veshaj.
Ky i fundit është përfshirë në një polemikë me yllin nga Tropoja për shkak të punëve të shtëpisë e më pas kjo situatë e tyre doli nga kontrolli.
Në spektaklin e së martës, e përfshirë në këtë mes ka qenë edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila brenda shtëpisë ka filluar një njohje me artistin nga Vlora.
Në një bisedim të fundit mes Beatrix dhe Donald, të njëjtit thonë se një herë kanë pasur mbështetjen e saj, por që tani ka treguar veten.
“Nuk i vret fare se çfarë nxjerr nga goja, një herë gjasmë po iu mbështes pastaj flet keq per ne”, u shpreh Ramosaj.
Në anën tjetër, Veshaj tha se Arjola e meriton termin dyfytyrëshe për këtë që ka ndodhur brenda.
“Dhe realisht termin dyfytyrësh e meriton tamam”, vazhdoi ai
https://www.instagram.com/p/CXifuLClLtU/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3028066b-bea6-43ac-8bd4-088fc44f3d28&ig_mid=0201EE4E-993F-4732-A0E9-70F76F0D4125
