Portretin e komandantit legjendar, Adem Jashari, Donaldi e realizoi brenda shtepise se BBV, me rastin e pavarsise se Kosoves.
Mirepo, ai vendosi qe ky portret te ishte pjese e familjes Jashari, ndaj dhe Donaldi se bashku me familjen e tij udhetuan per ne Prekaz te Kosoves, ku takuan edhe Bekim Jasharin dhe i dorezuar portretin.
Per kete veprim Donaldi morri shume levdata nga populli Kosovar e jo vetem, gje qe duket se nuk i ka pelqyer fort nje prej artisteve te njohur kosovar, Besart Gashi.
Me ane te nje postimi ne profilin e tij ne Facebook, Besarti shprehet se njerezit dhe portalet duhet te ndalen pak me levdatat pasi Donaldi nuk eshte i pari qe realizon nje portret te komandantit:
“Donaldi Donaldi thu që ky e zbulojë pikturen i pari apo bëri ndonje zbulim shkencorë, naluni more burra pak e ju portale se kur kam punu për Komandantin Adem Jashari e për shumë dëshmorë tjerë, Donaldi juaj i famshëm nuk është përmend askund .
Po ma merr mendja që pa një mirënjohje apo shpërblim se keni Ishu Donaldin se e ka merituar e mua këshilli organizativ i Epopesë së UÇK-Së që 2 vite mi ka borgjë 700 euro për një ekspozit që e kam ba në Muzeun Kombtare në Prishtinë.
Por një po ua them publikisht që këto punë si bëjë për para por i punoj për ti nderuar ata që dhanë gjithçka për këtë Liri, por bjen qifti 1 Donaldit e spo kam qare pa reagu.”
Kujtojme se Besart Gashi eshte artisti i cili fale talentit dhe perkushtimit te madh ne punimet e tij, krijon vepra unike artistike me te cilat ka qene pjese e garave ne librin e rekordeve “Guinness”, ku shumicen e veprave te tij ja ka kushtuar kontribut-dhenesve te luftes se UÇK-se, perfshire ketu edhe Adem Jasharin.