Donaldi shkel në Top Channel pas dy muajsh dhe fotografohet ‘’jo larg’’ Borës!

Donaldi ka shkelur në Top Channel për herë të parë nga mbarimi i Big Brother VIP.

Ai ka shkuar për të parë nga afër punimet në studion e tij të emisionit “Më lër të flas” i cili nuk është anuluar por sic ka raportuar vete aktori sot, do transmetohet në Top Channel.

Dhe kë e ka takuar vallë? Të paktën me fotografi, nuk ka shkuar larg Borës.

Ka qenë konkurenti i Përputhen, Samiu ai i cili ka postuar fotografi me Donaldin brenda ambienteve të Topit.

Kur po flitet çdo herë e më shumë për ribashkim, tashmë është e sigurt se ai dhe Bora, gjithsesi që do takohen në ambientet e Topit.