Semi dhe Donaldi janë parë shumë të afërt në “Big Brother VIP”, kjo për shkak të njohjes së tyre jashtë, për shkak të Bora Zemanit, shoqes së ngushtë të këngëtares dhe ish-të dashurës së aktorit.
Këtë herë, gjatë provës së javës, ata kanë shfrytëzuar kohën të shkëmbejnë dhe batuta apo mendime me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e djeshme, Semi i kërkoi “llogari” mikut të saj, për masazhet e shpeshta qe Beniada i bën.
Ai sqaroi raportin me të, duke shtuar se nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.
“Nëse do e kisha qejf do ta thosha, është shumë gocë pozitive, por nuk ka pse të ketë xhelozi kur aty nuk ka asgjë”, tha Donaldi, gjatë bisedës lidhur me xhelozinë.
Semi këmbënguli që miku i saj, Donald të pranonte me gojën e tij faktin që është tepër xheloz.
“Pranoje, pranoje që je xheloz. Pranoje”, tha Semi duke qeshur.
Nga ana tjetër Donaldi sqaroi se xhelozinë nuk duhet ta marrim si një koncept të përgjithshëm por ajo varet nga situatat.