Donaldi jo vetem që shkoi në “Top Channel” por ia paska lënë “një porosi” konkurrentit per Borën!

Që pas deklaratës së Donald Veshajt se po përpiqet të rifitojë Bora Zemanin dhe se i ka kërkuar falje, duket se ribashkimi mes tyre është më i mundur në sytë e njerëzve.

Teksa takimet mes tyre nuk kanë munguar, aktori po vijon përpjekjet për të bindur moderatoren ta falë.

Jo më larg se ditën e djeshme konkurrenti i “Për’puthen”, Samiu, postoi një foto krah tij.

Ata shfaqeshin të buzëqeshur dhe në mbishkrimin e fotos Samiu vendosi emojin e borës.

Mirëpo, e dini çfarë porosie i ka lënë Donaldi konkurrentit të “Për’puthen”? Burime pranë “Panorama Plus” bëjnë me dije se aktori i ka kërkuar t’i bëjë të fala “ish” partneres së tij, Bora Zemanit.

Gjithashtu, burime për “Kryefjala” kanë treguar ditën e sotme se dyshja pritet të publikojnë duetin e tyre të parë muzikor ku theksojnë se të dy janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës.

Donaldi duket se e ka marrë seriozisht këngën ndërsa Bora po i rikthehet një pasioni të saj të vjetër.