Letra që Romeo kishte shkruar për Donaldin dhe që u lexua dje gjatë spektaklit na emocionoi të gjithve. Megjithatë, qershia mbi tortë ishte batuta me të cilën Romeo kishte mbyllur letrën e tij, duke shkruar: ‘Dëgjo, thuaj një fjalë për mua asaj Beniadës se është shumë e mirë zemra’, duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë.
Sot, Donaldi i ka folur Beniadës për vëllain e tij. Teksa bisedonin bashkë në oborr, ai i tha modeles se do takohen së bashku jashtë dhe se ajo do e pëlqejë shumë Romeon.
“Do dalim bashkë kur të dalim që këtej, a di sa do ta pëlqesh ti Romeon?!”- i tha ai Beniadës.
https://www.instagram.com/tv/CW8fpF7lJH3/?utm_medium=copy_link
Kujtojmë se Romeo është në një lidhje me Aleksia Peleshin. Kjo e fundit foli për herë të parë për lidhjen e tyre para disa javësh, ku mes të tjerash deklaroi se Romeon e do me gjithë qenien e saj.