Gjate puntates se sotme te Post Big Brother VIP, te xhiruar para disa ditesh, u fol edhe per refuzimin e Donaldit per te qene pjese e diskutimeve ne panel.
Ky refuzim i tij u komentua si nje kontestim i fitores nga ana e Ilirit, pra venia ne pikepyetje nese Iliri e meritonte ate fitore, e kjo per shkak te mbeshtjetjes se madhe te publikut qe Donaldi vuri re pas daljes nga shtepia.
Einxhel ishte ajo qe e kishte pyetur gjate qendrimit ne shtepi Donaldin se, nese nuk do te ishte ai qe do t’a merrte cmimin e madh, a do t’a kontestonte ndonjehere fitoren?
Pergjigjia e Donaldit ishte absolute per jo, por mesa duket nuk ndodhi keshtu dhe ai nuk u shfaq ne Post BB VIP per shkak te fitores se Ilirit.
Einxhel u shpreh ne studio se Donaldi morri nje suprize shume te madhe nga produksioni, qe ishte realizimi i nje prej endrrave te tij, qe te kishte nje program se bashku me Romeon ne “Top Channel”, edhe pse ne loje ishte nje shume prej €100.000.
Ajo cka morri vemendjen ishte edhe nje koment i Arbana Osmanit, e cila u shpreh pas fjaleve te Einxhel: “Epo, mesa duket i paska patur” duke ironizuar keshtu Donaldin dhe qendrimin e tij.
https://www.instagram.com/tv/CaaoAuclIdF/?utm_medium=copy_link