Gjate spektaklit te se premtes, Iliri u vu perballe nje zgjedhje, ku duhet te thoshte emrin e nje konkurrenti qe ai e shikon rival te forte dhe qe do te donte t’a eleminonte direkt.
Iliri tha emrin e Donaldit, e te dy “rivalet” se bashku me banoret e tjere u vune perpara nje tjeter zgjedhje.
Secili prej banoreve duhet te zgjidhte mes Ilirit ose Donaldit per t’u krijuar keshtu 2 grupe paralele, ashtu sic shpesh jane komentuar, grupi i Ilirit dhe grupi i Donaldit.
Detyra e dy “rivaleve” ishte qe Donaldi te zgjdhte banore nga grupi i Ilirit per t’i shpetuar nga nominimi dhe e njejta gje vlente dhe per Ilirin, ai duhet te shpetonte banore nga grupi i Donaldit.
Ne fund ngelen Antonela dhe Arjola, qe ishin nga grupi i Ilirit, dhe Dj.Dagz nga grupi i Donaldit.
Tashme ishte rradha e Donaldit te zgjidhte te shpetonte Antonelen ose Arjolen, e me pas ai qe ngelej do te dilte se bashku me dj.Dagz ne nominim.
Duke u shprehur se i vjen keq t’a nxjerre serish ne nominim, Donaldi shpetoi Arjolen e keshtu dy personat ne nominim per ditet e ardhshme jane Antonela dhe Dagz.
Por, teksa po bisedonte me Ilirin dhe Moniken, Arjola u shpreh se nuk besoi aspak tek dhembshuria e Donaldit, por ai beri nje loje te zgjuar pasi nuk donte te rezikonte mikun e tij Dagz-in, qe te dilte ne nominim me nje lojtare te forte si Arjola, pasi sipas saj, ajo nuk krahasohet me Antonelen.
https://www.instagram.com/p/CXpDC1Almvt/?utm_medium=copy_link