Donaldi ben ‘xing’ me Bora Zemanin, vesh nje nga bluzat e saj (Foto)

Prej muajsh, po përflitet për një rikthim mes moderstores Bora Zemanit dhe aktorit Donald Veshaj.

Ndonëse, asnjëri nuk e ka pranuar publikisht, detajet kanë treguar të kundërtën.

Mirëpo, duket se një foto e fundit ka vendosur pikën mbi i. Pra, çifti jo vetëm që janë bashkë, por nuk ngurojnë të japin sinjale publikisht.

Mbrëmjen e së premtes, Donaldi është shfaqur në emisionin e tij me një bluzë sportive, të cilën më herët ja kemi parë të veshur Borës.

Ky detaj ka konfirmuar edhe një herë se dyshja e famshme janë me njëri-tjetrin.