Donald Veshaj largohet nga muzika?! Romeo Veshaj tregon të vërtetën

Në mbrëmjen gala të Top Albania Radio-s për 25-vjetorin e krijimit të saj, të ftuar ishin edhe binjakët e shumëpërfolur Romeo dhe Donald Veshaj.

Artisët ndër të tjera folën më tepër mbi projektet e reja nga ana e Romeos dhe pauzat në muzikë nga ana e Donaldit.

Çfarë ju joshi të jeni pjesë e medias?

“Nevoja, pastaj pasioni.”

Çfarë projekti muzikor vjen së shpejti nga ju?

Donald: Nga unë asgjë, kështu që mos prisni asgjë të bukur nga unë.

Romeo: Kurse unë ndryshe nga Donaldi do të vij me 4 bashkëpunime.

Sa i përket Donaldit, së fundmi u përfol se ai do të bëhet baba. U desh reagimi i Bora Zemanit që të tregonte se nuk është shtatzënë.

“Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo, nuk ka”, tregoi Bora.