Don Xhon sërish probleme me policinë, i gjenden armë në veturë, publikohen fotot!

Don Xhon ka hasur sërish probleme me policinë, pasi mbrëmë (26 tetor) reperi është ndaluar nga Policia e Kosovës në autostradë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se të njejtit i është gjetur një armë e llojit pistoletë, për të cilën nuk ka pasur leje.

Arma iu gjet në veturën e tij të tipit BMW.

Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës.

Vetëm gjatë këtij viti ai disa herë është ndaluar nga Policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje.