Nder banoret e “Big Brother VIP” te cilet i dhane krah Donaldit dhe Trixes brenda shtepise dhe u shprehen se besojne tek sinqeriteti i lidhjes se tyre, Einxhel ishte ajo qe gjate perplasjes me Donaldin u shpreh se ai thjesht ka ngecur me Trixen e asgje me teper.
U vu re se keto fjale te Einxhelit i rane rende Trixes madje krisi pak edhe marredhenien mes tyre.
Mirepo, tashme qe lidhja e dyshes mori fund direkt pas daljes, Einxhel nuk ndejti pa i rikujtuar fjalet e thena brenda shtepise qe tashme u vertetuan.
Teksa ishte e ftuar ne emisionin e mengjesit ne “Wake Up”, ajo u shpreh se shpesh sheh te qarkullojne neper rrjet shume video te fjaleve te saj, duke thene se ka patur te drejte per cdo gje.
Ajo gjithashtu foli edhe per veprimet e Donaldit dhe glorifikimin qe po i ben publiku duke ditur situatat e trazuara qe ai ka shkaktuar.
Einxhel e solli situaten ne emer te saj, duke menduar se a do te gezonte ajo te njejten dashuri nga publiku nese do te bente veprimet e Donaldit dhe te jepte te njejtin shembull qe ai dha?