Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë zyrtarisht burrë e grua.
Lajmin e ndanë me një album fotosh në Instagram ku të dy shfaqen me lule në duar jashtë zyrës së Njësisë Bashkiake ku janë celebruar.
“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka”, ka shkruar Dojna në postimin e bërë në profilin e saj.
Pa dasmë tradicionale, pa fustan të bardhë, por me një kostum të bardhë të thjeshtë dhe atlete, Dojna dhe Vlashenti i treguan të gjithëve që nuk janë hiç fare një çift i zakonshëm.
Moderatorja ka pasur si detaj tradicional dasme veç buqetën e luleve. Çifti janë në pritje të fëmijës së parë që do jetë djalë dhe pritet të vijë në jetë së shpejti.