Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

‘Doja të qëndroja’: Messi njofton mes lotësh largimin nga Barcelona, pas më shumë se 20 vitesh

LokimagazineLokimagazine29 August, 2023

Lionel Messi, i përlotur, konfirmoi largimin nga Barcelona pas më shumë se 20 vitesh, përmes një konference ditën e sotme.

“Këtë vit, familja ime dhe unë ishim të bindur se do të qëndronim në shtëpi, kjo është ajo që donim më shumë se gjithçka. Kjo ishte shtëpia jonë. Ne menduam se do të qëndronim në Barcelonë. Por sot, duhet t’i themi lamtumirë,” tha ai i përlotur.

Më tej shtoi:

“Unë bëra gjithçka që munda. Kam dëgjuar të thuhen gjëra për mua, që nuk doja të vazhdoja, por bëra gjithçka që munda sepse doja të qëndroja. Vitin e kaluar, nuk doja dhe e thashë. Këtë vit, doja të qëndroja, por nuk mundëm.”

Të enjten u njoftua se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të nënshkruante një kontratë të re me klubin e fëmijërisë. Nëpër media u raportua se Messi kishte rënë dakord që të qëndronte te Barcelona, ndonëse marrëveshja do të përfshinte një ulje të pagës së tij prej 50%. Barcelona, borxhet e së cilës arrijnë mbi 1 miliard euro, nuk ishe në gjendje ta realizonte marrëveshjen brenda rregullave financiare të La Liga-s.

“Sinqerisht, kur u zhvilluan zgjedhjet (në mars), unë fola me (presidentin e Barcelonës, Joan) Laporta, kemi ngrënë darkë dhe pas kësaj kam qenë i bindur se do të qëndroj,” tha Messi.

“Kontrata ime nuk ishte kurrë problem. Ajo që di është se kam bërë gjithçka që munda. Klubi thotë se nuk mund të ndodhë për shkak të La Liga-s. Unë ju garantoj se kam bërë gjithçka për të qëndruar.”

Futbollisti nuk përmendi detaje në lidhje me klubin e ardhshëm, por përflitet se do të nënshkruajë një kontratë me Paris Saint-German.

Burimi: /Anabel

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Kutia e zezë zbulon fjalët e fundit të pilotit para përplasjes së avionit

Ajka feston ditëlindjen – Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj marrin gjithë vëmendjen

Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare: ‘Pusho në paqe zemra ime’

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.