Lionel Messi, i përlotur, konfirmoi largimin nga Barcelona pas më shumë se 20 vitesh, përmes një konference ditën e sotme.
“Këtë vit, familja ime dhe unë ishim të bindur se do të qëndronim në shtëpi, kjo është ajo që donim më shumë se gjithçka. Kjo ishte shtëpia jonë. Ne menduam se do të qëndronim në Barcelonë. Por sot, duhet t’i themi lamtumirë,” tha ai i përlotur.
Më tej shtoi:
“Unë bëra gjithçka që munda. Kam dëgjuar të thuhen gjëra për mua, që nuk doja të vazhdoja, por bëra gjithçka që munda sepse doja të qëndroja. Vitin e kaluar, nuk doja dhe e thashë. Këtë vit, doja të qëndroja, por nuk mundëm.”
Të enjten u njoftua se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të nënshkruante një kontratë të re me klubin e fëmijërisë. Nëpër media u raportua se Messi kishte rënë dakord që të qëndronte te Barcelona, ndonëse marrëveshja do të përfshinte një ulje të pagës së tij prej 50%. Barcelona, borxhet e së cilës arrijnë mbi 1 miliard euro, nuk ishe në gjendje ta realizonte marrëveshjen brenda rregullave financiare të La Liga-s.
“Sinqerisht, kur u zhvilluan zgjedhjet (në mars), unë fola me (presidentin e Barcelonës, Joan) Laporta, kemi ngrënë darkë dhe pas kësaj kam qenë i bindur se do të qëndroj,” tha Messi.
“Kontrata ime nuk ishte kurrë problem. Ajo që di është se kam bërë gjithçka që munda. Klubi thotë se nuk mund të ndodhë për shkak të La Liga-s. Unë ju garantoj se kam bërë gjithçka për të qëndruar.”
Futbollisti nuk përmendi detaje në lidhje me klubin e ardhshëm, por përflitet se do të nënshkruajë një kontratë me Paris Saint-German.
Burimi: /Anabel