Tea Trifoni pranoi atë që të gjithë e aludonin prej kohësh: pëlqimin e saj për Luiz Ejllin.
U desh të eleminohej nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’, të kalonin disa ditë, e më pas të pranonte se ka pasur pëlqim për Luizin, konkurrentin me të cilin kishte raport të mirë në fillim por jo aq të mirë në fund.
“Më pëlqente shumë”, u shpreh Tea ditën e sotme teksa ishte e ftuar në një nga rubrikat e ‘E Diell’.
Ajo pranoi se mund të kishte krijuar diçka më shumë mes tyre mirëpo ofendimet e bëra nga ana e tij, bënë që ‘gjëja’ të mos funksiononte.
“Mua Luizi më pëlqente shumë dhe do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë aty brenda por nuk na eci se ai më ofendoi. Më serioze se kaq nuk ka”, tha më tej Tea.