Debati i ashpër mes Luizit dhe Oltës bëri që kjo e fundit të fliste si asnjëherë më parë për Kiarën.
Gjatë përplasjes, Olta i kërkoi Luizit të kishte kujdes pasi po ofendonte gruan dhe vajzën e dikujt.
“Kam motër dhe mama në shtëpi, ti merresh me moralin tim? Je duke ofenduar gruan e dikujt!”
Më pas, Olta iu drejtua Luizit se një ditë do të flas edhe ajo rreth opinionit të saj për Kiarën.
“Do të t’i rreshtoj të gjitha! E di sa shumë di? E di sa shumë asa kam nën mëngë për gruan tënde?”
Mirëpo, duket se aktores nuk i del inati me Luizin ndaj e diskutoi këtë temë edhe me Amosin, të cilit i tha se ka për t’a shkatërruar Luizin.
“Unë do t’a shkatërroj! E di çfarë i thash tani? Do vij dita kur të flas dhe unë çfarë di për gruan tënde. Kam arsenale unë plot, ndaj i thash po të kursej. Do flasim për moralin? Flasim! Ai ka ofenduar gruan e dikujt, merremi me gratë atëherë! Kam unë plot, e di sa di? Plot! Ah, sa budalla është! E di sa e vogël është Tirana?”– iu drejtua Olta Amosit.