Ndjekësit e hip-hopit e kanë shumë të njohur faktin se një nga rivalitetet më të ashpra të viteve të fundit në skenë ka qenë ai mes Moss Dellës dhe Butës.
Dy reperët janë thumbuar ashpër me diss-a.
Përmes këngëve, ata i kanë bërë ftesë njëri-tjetrit që të takohen fizikisht për të ‘qëruar’ hesapet.
E teksa emri i Butës është më aktual se kurrë shkaku i tragjedisë që ndodhi të shtunën pas mesnatës ku mbeti i vrarë nga vëllai i tij ish-shoku i përbashkët i fëmijërisë, edhe Mossi ka pasur diçka për të thënë, përmes rrjeteve sociale.
Reperi i njohur që jeton në Belgjikë, mes tjerash paralajmëron se disave do “t’iu vijë dita shumë shpejt sepse burri që është burrë nuk e mbytë shokun asnjëherë”.