Së fundmi, astrologu i njohur Jorgo Pulla ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku shuajti kuriozitetin e publikut nëse do të zgjasin jashtë BBV lidhja e Luizit me Kiaren dhe ajo e Kristit me Keisin.
Teksa u bazua në shenjat e tyre të horoskopit, sipas Jorgos, duke qenë se Kiara është bricjap dhe Luizi gaforre, lidhja e tyre është e mbushur me shumë dashuri, kështu që do të vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë së BBV.
‘Dashuria nuk njeh Big Brother, nuk njeh ndikime vetëm atë që është e drejtëpërdrejtë. Luizi që është Gaforre, është në 10 ditëshin e tretë të shenjës së Gaforres. Në gen merr nga mamaja, arsyeja pse është se ka Hënën. Kemi Kiarën që është Janari, që është Saturni, që ka babain në gen. Në komunikimin që kanë të bëjnë me njëri tjetrin, marrim Kiarën, ajo jep 30% nga ajo që kupton. Kupton shumë në brendësi por nuk e shfaq. Kurse Luizi nga ana tjeter është më familjar, në komunikimin që kanë, Luizi e ka përballë Kiarën. Në rast tjetër është më perfektja në shoqëri dhe në dashuri. Po, janë bërë për njëri tjetrin. Kiara në moment të fundit e ka vendosur që të futet atje”, tha Jorgo.
Sa i përket Kristit (Virgjeresha) dhe Keisit (Luan), astrologu nuk është i të njëjtit mendim si për Luizin me Kiarën.
“Kristi merr nga gjyshi. Janë positive por në anën shoqërore dhe mund të bëjnë biznes shumë të mirë me njëri tjetrin. Edhe martesa është kontratë. Kërkojnë pak punë më teper, se Virgjëresha është vetëkontroll, Luani është i drejtëpërsëdrejtë, e po u nxeh ikën natën”, tha ai.