Brad Pitt do të jetë imazhi kryesor në kopertinën e muajit gusht 2022 të revsitës GQ.
Gjatë intervistës me GQ ai ka rrëfyer si rallë herë më parë rreth jetës së tij, problemet e varësisë ndaj alkoolit dhe se si po e kalon jetën në statusin e beqarit.
Aktori ka rrëfyer se prej vitit 2016 është përfshirë në nisma kundër varësisë ndaj alkoolit dhe duhanit për të kapërcyer problemet e tij shëndetësore.
Përsa i përket jetës profesionale ai është shprehur se e konsideron veten në fazën e fundit të karrierës si aktor.
“Në këtë fazë të re të jetës sime jam fokusuar më shumë në karrierën si porducent duke mbështetur projekte të reja artistike që nuk marrin vëmendjen e duhur në publik” vazhdoi ai.
Në përfundim të intervistës, Pitt është shprehur rreth ndjesisë së vetmisë duke thënë se:
“Gjithmonë jam ndjerë shumë i vetmuar në jetën time, që nga fëmijëria dhe deri tani, por është pjesë e jetës dhe unë kam mësuar të jetojë me të,”përfundoi ai.