Do te jete pjese e “Big Brother VIP Kosova”? Sindi Loci na tregon planet e saj!

Qysh nga lajmerimi se formati i “Big Brother VIP ” do te startoje edhe ne Kosove, kane filluar aludimet e para se kush mund te jene

VIP-at qe do te marrin pjese.

Pyetja se a do te jene pjese e programit te ri u eshte drejtuar shume personazheve te njohur , megjithese nje pjese e mire e tyre kane kthyer nje pergjigje te prere per “Jo”.

Nje prej tyre ka qene edhe Sindi Loci, e cila eshte pyetur gjate nje pyetesori anonim me ndjekesit e saj.

Ndryshe nga te tjeret, Sindi nuk ka dhene nje pergjigje negative, por ka kerkuar mendimin e ndjekesve duke kerkuar me shume informacion.

Sic eshte bere tashme e ditur, ish konkurrentja ka shprehur deshiren per te sjelle nje emisioni te vetin ne shtator, gje qe do t’a pengonte pjesmarrjen ne “Big Brother VIP Kosova”.