Fjolla Morina në lidhje të re dashurie, të paktën këtë ka lënë të kuptojmë vet këngëtarja e njohur, e cila në rrjetet sociale publikoi pamje nga befasia romantike që mori.
Në njërën nga fotot shihet personi që i solli lulet por që Fjolla ia fshehu fytyrën me një emoji.
Postimin e shoqëroi me një tjetër foto ku shihet busulla në të cilën shkruhet: “Do të dua sot, nesër, javën që vjen, muajin tjetër, vitin e ardhshëm dhe përgjithmonë.”
Kujtojmë se kjo romancë vjen pas martesës së zhurmshme me Fisnik Sylën, e cila zgjati pak por vazhdon të komentohet akoma.
Nga ana tjetër, edhe Fisnik Syla konfirmoi romancën e tij të re pak kohë më parë. Ai u shpreh se vajza me të cilën është në lidhje është e njohur për publikun por pa dashur të tregojë me shumë për momentin.