Pak ore me pare modelja ruse e cila ne Shqiperi njihet si e dashura e Don Xhonit, beri te ditur me ane te disa postimeve ne InstaStory se lidhja me reperin kishte marre fund.
Ne keto shkrime modelja, Ariana, dukej se ishte shume e lenduar nga perfundimi i lidhjes.
Nje reagim ne InstaStory erdhi edhe nga Don Xhoni i cili u shpreh se ka respekt per modelen, por cdo gje ka mbaruar dhe nuk ka nevoje per drama apo viktimizime.
Duket se ky postim nuk i paska pelqyer fare Arianes, e cila ia ktheu me te njejten monedhe duke i thene se maska e djalit te mire do t’i hiqet:
“Faleminderit per postimin prekes, por te dy e dime se perse e shkruajte. Je mesuar me adhurimin e te gjitheve, keshtu qe qendro me ate gje. Ti ben muzike te mire, por maska e djalit te mire do te te ik gjithsesi. Faleminderit per gjithcka dhe Mirupafshim!”