Nje deklarate fyese e kompozitorit Agim Doci per kengetarin Alban Ramosaj e beri kete te fundit te revoltohej ne rrjetet sociale.
Kompozitori ishte shprehur se nuk mund t’i jepej fitorja e “Festivalit te Kenges” Albanit, pasi sipas tij, kenga ishte nje parodi e estrades se Tiranes.
Gjithashtu, ai ishte shprehur se Albani do te bente me mire te perfaqesonte Kosoven dhe jo Shqiperine ne Eurovision.
Pas kesaj deklarate Albani beri nje reagim te gjate ku vuri ne pah ndarjen qe Z.Doci po bente mes dy vendeve, Shqiperise dhe Kosoves, duke e etiketuar si rracist.
Ai gjithashtu permendi shume emra te njohur neper bote te cilet na kane nderuar si “Shqiptare te Kosoves”.
Mirepo, pas kesaj nje reagim erdhi edhe nga nena e tij, Antigonea Ramosaj, e cila me ane te disa postimeve ne InstaStory tregoi se eshte shume krenare per djalin e saj, por nuk la pa permendur edhe nje nga rastet e perfaqesimit te Shqiperise ne Eurovision nga nje kosovare, nga kengetarja Rona Nishliu.